Kontrata “e çmendur” e Ernest Muçit te Beshiktashi. Zbulohen shifrat e transferimit, ja sa do të fitojë futbollisti shqiptar

09/02/2024 13:00

Ernest Muçi ka firmosur daën e sotme kontratën që do ta mbajë për 3 vite e gjysmë me Beshiktashin e Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi turk në faqen e tij në rrjetin social “X” ku ka publikuar një video 1 minutëshe me disa nga momentet më pikante të Muçit gjatë kohës që luante me Tiranën dhe Legian e Varshavës. 

 

Burimet bëjnë të ditur se klubi turk i ka paguar polakëve 10 milionë euro për kartonin e Muçit, ndërkohë që futbollisti do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon. Transferimi u bë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

Top Channel