Biznesmeni grek u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, gazetari: Kishte 3-4 shqiptarë që e ruanin, ditën që u vra…

09/02/2024 13:06

Biznesmeni grek Kristos Jalias, i njohur në tregtinë e mishit dhe bojërave, u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra. 

Gazetari Artur Bibe, i ftuar në “Breaking”, tregon se biznesmeni ishte nën mbrojtjen e rojeve shqiptare. Jalias u ekzekutua me 20 plumba.

“Pavarësisht se kishte roje sigurie, ishin 3-4 shqiptarë që e ruanin, në rastin në fjalë nuk i kishte dhe u ekzekutua nga dy persona me kallashnikov dhe me pistoletë. Ai u qëllua me rreth 17 plumba me kallashnikov dhe 3 plumba me pistoletë, që ishin vdekjeprurës. Në fund, makinës iu vu zjarri dhe në të u gjet kallashnikov. Më tej u gjet një makinë tjetër e braktisur e djegur dhe një motoçikletë e djegur. Pra bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, nuk dihet ende se kush e ka urdhëruar, ai kishte shumë probleme kohët e fundit.  Ka pasur mosmarrëveshje me një tjetër biznesmen grek për një shumë prej 3 mln eurosh.  Ermi i tij përflitet edhe në kontrabandën e madhe të cigareve, Pista më e sigurt është që Jalias, kishte vënë në dispozicion magazina me cigare”, tha Artur Bibe.

Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Emri i Jalias është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA