Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të vendit, Valerii Zaluzhnyi.
Zaluzhny është konsideruar hero kombëtar nga shumë ukrainas për luftën kundër rusëve që nga shkurti i vitit 2022.
Zelensky pohoi se e kishte takuar sot gjeneralin dhe se i kishte konfirmuar shkarkimin duke i thënë kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake.
Por, ai tha se gjenerali më i lartë i Kievit duhet të mbetet “në ekipin e tij”, duke lënë të kuptohet se mund t’i jepet një pozicion tjetër.
Zaluzhny konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale duke thënë se detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar që nga shpërthimi i luftës në vitin 2022 dhe “të gjithë duhet të ndryshojnë dhe të përshtaten me realitetet e reja në mënyrë që të fitojmë së bashku”.
Top Channel