Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas seancës plenare, shigjetoi grupimin e Gazment Bardhit dhe “Rithemelimit”.

Basha e cilësoi këtë grupim “një grusht njerëzish që venë interesat personale mbi interesat e vendit”. Lidhur me deklaratën e Gazment Bardhit, që u u shpreh se janë të gatshëm për çdo skenar, përfshirë protestat dhe ngujimin në Kuvend, Basha u shpreh se “në vend që të derdhen në bulevarde, mbushin rrugicat”.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjall zhgënjim. Në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat. T’i thërrasin mendjes dhe të lënë mënjanë interesin personal dhe të bëjnë ca është për t’u bërë në raport me këto probleme. Pastaj shpikin armiq dhe groposen më thellë në vrimën e harresës, përbuzjes. Ne nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodhë dhe po bëjmë gjithçka çdo ditë, ca na takon ne. PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as interesa personale, por për ti dhënë fund teatrit dhe telenovelave me 5 aktorë e një regjisor, për të projektuar një politikë që në qendër të vëmendjes ka hallet e njerëzve“, tha Basha.

Rrëzimi i propozimit për t’i dhënë 50 milionë USD Kosovës, Basha: Akt dëshpërues, sot armiqtë fërkojnë duart

Basha reagoi edhe për rrëzimin e amendamentit të propozuar prej tij për t’i ofruar ndihmë financiare Kosovës për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën e së paku 5 miliardë lekësh në vit, duke filluar nga viti 2024. “Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart”, u shpreh kryedemokrati.

Sipas Bashës, akti i sotëm ishte dëshpërues dhe pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes një kontribut për mbrojtjen e Kosovës? Amendamenti për t’i ardhur në ndihmë Kosovës është ende në rendin e ditës, por sot u hodh poshtë një amendament që në strategjinë kombëtare të ketë një parashikim të përhershëm të kontributit për Kosovën. Akti i sotëm është dëshpërues. Është dëshpëruar bataku ku noton kjo qeveri. Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendimin e buxhetit për të alokuar 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën.

Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. E para që ndjej është ndarja e neverisë së thellë për papërgjegjshmërinë e hedhjes poshtë pa asnjë diskutim të këtij amendamenti”.

Kryedemokrati e quan sabotim nga brenda për sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA