Video-ja e aksidentit ku humbi jetën 36-vjeçari në Korçë! Pas përplasjes, makina shpërthen në flakë

06/02/2024 22:59

Është publikuar videoja nga momenti i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e së dielës në aksin Korçë-Devoll, ku humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Sikurse duket në pamje, përplasja mes dy automjeteve ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka shpërthyer në flakë.

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku, 36 vjeç, nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.

Paraprakisht, dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip “Hyundai” ndërsa ende po punohet për përcaktimin e plotë të dinamikës.

Top Channel