Pas paralajmërimit të serbëve për protesta në veri të vendit, qytetarëve i është kërkuar që të mos udhëtojnë përmes pikës kufitare të Merdares.

Protesta pritet të mbyllet në orën 15:00. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, serbët kanë bllokuar rrugën me kamion dhe kanë vendosur mbi të flamurin serb, ndërkohë njerëzit po mblidhen për të protestuar.

Gjithashtu e pranishme në këtë protestë është edhe policia serbe.

Top Channel