Nikolla nis seancën parlamentare, Garda nuk lejon as deputetët e papërjashtuar të futen në sallë

05/02/2024 17:09

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka nisur seancën plenare, ndërkohë që në ambientet e jashtme ka tension mes Gardës dhe deputetëve të opozitës.

Megjithëse deputetët e opozitës nuk po hyjnë brenda në Parlament, kryetarja ka vijuar procesin.

Jo vetëm të përjashtuarit, por edhe të papërjashtuarit, nuk po hyjnë dot në Kuvend.

Deputeti Dash Sula përmendi disa nga deputetët e papërjashtuar që nuk po arrijnë dot të marrin pjesë në seancë.

“Leskaj, Korreshi, Bardhi, Koliqi, Vasili dhe deputetët të tjerë që nuk janë të përjashtuar nuk po lejohen të futen brenda. Duhet te jemi brenda në Parlament. Duhet të futemi brenda në seancë. Nuk po na lejojnë të futemi. Unë nuk jam përjashtuar kurrë nga një seancë plenare dhe sot nuk po më lejohet të hyj brenda. Unë nuk jam hajdut”, tha deputeti demokrat Dash Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA