Komedia e zezë “Testamenti”/ Me autorësi dhe regji nga Leka Bungo, u shfaq në Teatrin Kombëtar

05/02/2024 15:49

Komedia e zezë “Testamenti” me autorësi dhe regji nga Leka Bungo pati shfaqet e para në Teatrin Kombëtar.

Me interpretim nga aktori i njohur Viktor Zhusti, ngjarjet nisin në vitin 1941, kohë kur u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë dhe deri në vitet ’90, atëherë kur u përmbys regjimi komunist në vendin tonë.

Mesazhi i veprës, ngjarjet dhe kronologjia e tyre, filozofia dhe karakteri mbi të cilin është ndërtuar protagonisti i saj marrin përsipër të kalojnë në “skaner” destabilitetin politik dhe moral të shoqërisë shqiptare për më shumë se gjysmë shekulli. Kjo vepër u flet të gjithëve, edhe atyre që nuk u e kanë jetuar atë periudhë. Aktori Vikor Zhusti mbajti skenën i vetëm në monologun e tij më për një orë e 30 minuta.

Personazhi quhet Kuqo. Ai është një komunist që gjatë rrëfimit të testamentit, pasi vendos të vrasë veten na përball me pyetjen; Çfarë është komunizmi? Herë halucinant e herë të tjera i vërtetë ai na sjell një epokë të rrëfyer me shumë origjinalitet dhe mjeshtëri.

Leka Bungo dhe Viktor Zhusti kanë një bashkëpunim të hershëm në skenë. Ka shkruar dhjetëra drama për fëmijë dhe të rritur të cilat janë vënë në skenat e teatrove të Shqipërisë. Leka Bungo është autor i shumë skenarëve të filmave realizuar nga Kinostudioja “Shqipëria e re, regjisor i kinokomedisë së parë muzikore, dokumentarëve e filmave serialë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA