Topa zjarri dhe flakë të shpërndara kudo! Shpërthimi i një kamioni me gaz në Nairobi vret dy persona, plasgos 220 të tjerë

02/02/2024 07:56

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur të paktën 222.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 (20:30 GMT), duke shkaktuar një zjarr gjigant tha një zëdhënës i qeverisë. Shumë banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan gjatë këtij shpërthimi. Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.

Zjarri u përhap gjerësisht dhe një cilindër gazi fluturues kishte goditur një depo rrobash dhe tekstilesh, duke e djegur atë. Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh. Dëshmitarët thanë se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit.

Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë. Një dëshmitar okular i paidentifikuar tha se pa topa zjarri të mëdhenj, njerëz që bërtasin dhe vrapojnë kudo nga frika e shpërthimeve të tjera”.

Kryqi i Kuq i Kenias tha në mediat sociale se ekuipazhet ishin “duke luftuar pa u lodhur me flakët”.

Top Channel