“La Boheme” e Saimir Pirgut/ Tenori shqiptar po interpreton në operën mbretërore të Londrës

02/02/2024 16:59

Saimir Pirgu talenti dhe ikona e artit operistik botëror mbetet për Operan Mbretërore britanike një Benjamin i saj pasi është i preferuar i tyre prej afro dy dekadash!

Thjesht të lexosh kritikën e artit shpesh të pamëshirshëm kupton klasin e zërit dhe performancës së tenorit shqiptar!

Prej disa javësh ai po luan në rolin e Rodolfos në kryeveprën e Pucinit La Boheme, dhe sipas The Guardian, tenori shqiptar Saimir Pirgu, ishte një Rodolfo pasionant dhe me një zë brilant dhe bashkë me soprano Armene Ruzan Mantashyan, ishin një çift të dashuruarish, bindes në dashurinë e tyre.

Ndërkohë revista muzikore London Unattache thekson se Pirgu të mbërthente në momentet e qeta, por kur ishte moment për të shpërthyer me nota të fuqishme, ato i dilnin nga kraharori me fuqi dhe tonalitet!

Por çdo të thotë për të që të këndojë për afro dy dekada në Royal Opera House në Londër?

Më shumë se çdo kritikë arti janë ovacionet e publikut sqimatar britanik, që flasin më shumë se përse Saimir Pirgu këndon prej 2007 me një shumëllojshmëri rolesh në Mekën e operas britanike!

Top Channel