“Shpëto jetë dhe mbro shëndetin”, dhjetëra qytetarë dhurojnë gjak në Lezhë

01/02/2024 12:56

“Dhuro gjak, shpëto jetë dhe mbro shëndetin”. Me këtë moto Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, zhvilloi një fushatë sensibilizuese në Lezhë për dhurimin vullnetar të gjakut.

Thirrjes së bluzave të bardha iu përgjigjën dhjetëra qytetarë dhe punonjës të administratës së Bashkisë Lezhë, të cilët dhuruan gjak për personat në nevojë.

Numri i personave që dhurojnë gjak po vjen gjithnjë në rritje, sipas mjekut të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Endrit Susaj.

Gjaku i dhuruar këtë të enjte në Lezhë do të shkojë për fëmijët talasemikë, ku janë rreth 500 pacient të cilët trajtohen çdo dy javë me gjak.

Top Channel