“S’ka Parlament pa debila”, Murrizi debaton me Sejdarasin, analisti: Ka nga ata që marrin rrogën e nuk ndihen fare

31/01/2024 23:07

Pagat e deputetëve shkaktuan debat mes të ftuarve në “Top Story”.

Teksa gazetari i ekonomisë Bardh Sejdarasi shpjegoi se në vitin 2013 ndryshuan disa nene në statusin e ligjvënësit, Myslim Murrizi kundërshtoi, duke thënë se “pagat në 2017 ishin të njëjta me ato të vitit 2001”.

Sipas Murrizit, statusi i deputetit “u degjenerua” me ndryshimet e bëra.

Sejdarasi: Në 2013, një Komision i Ekonomisë dhe Financave, nuk miratoi koefiçientët e paraqitur nga qeveria. I anuloi dhe pastaj ata u detyruan t’i ndryshojnë. U ndryshuan tetë nene në statusin e deputetit.

Murrizi: Po çfarë, se unë kam qenë deputet n 1997-2001. Unë në 2017, e kam gjetur rrogën sa e la Fatos Nano në 2001

Sejdarasi: Këto ndryshime në atë kohë, u bënë që…

Murrizi: Deputeti që në ’92 ka pasur zyrë në çdo zonë elektorale, në 2013 bënë 12 zyra gjithsej

Sejdarasi: U bë ligjore në vitin 2013

Murrizi: U shkurtuan pra, nga 140, u bënë 12. Nga një zyrë në qark është tani, ec e ndaje e ka PS apo PD

Sejdarasi: S’ka qenë kështu. Ato që mbetën u financuan nga buxheti i shtetit

Murrizi: Në 2013 u hoqën, u degjenerua deputeti, u hoqën shoferët, makinat, u grumbulluan tufë në një zyrë. Iu hoq ngjyra e pasaportave

Sejdarasi: Sa mbeti paga e deputetit

Murrizi: Njëlloj sa e kam gjetur

Sejdarasi: Nuk është vetëm kjo, janë 13 tregues të tjerë që lidhen me pagën e deputetit, që nga shtesat, dietat

Murrizi: Të gjitha kanë qenë që në ‘91

Sejdarasi: Ka njerëz që nuk ndihen prej vitesh në Kuvend, edhe ata marrin të njëjtën pagë

Murrizi: Janë 283 persona në Shqipëri që janë anëtarë bordesh që kanë rrogë nga 5000-7000 euro

Sejdarasi: Ndërkohë, ky deputet që paguhet me kaq euro në Shqipëri, Kosovë apo rajon, a ka të njëjtin efikasitet, a ka të njëjtën prurje

Murrizi: Të garantoj që nuk ka deputet në botë që nuk ka debila brenda

Sejdarasi: Tani, ne duhet ta bëjmë me përqindje këtë gjë

Murrizi: Mua më ka qëlluar në tetë vite të takoj jo pak debila nga bota, unë nuk kam kompleksin që kush është i huaj, është i mirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA