Ruajtja e monumenteve/ Akademikët e Shqipërisë diskutojnë me kolegët nga Kosova

30/01/2024 19:57

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u bë paraqitja e revistave “Iliria” dhe “Monumentet” e vitit 2024.

Veprimtaria e organizuar nga komisioni i historisë dhe arkeologjisë paraqiti rezultatet shkencore të botuara në këto dy revista gjatë vitit 2023 në të cilat janë trajtuar edhe probleme të arkeologjisë dhe restaurimit të siteve arkeologjike. Arkeologu Neritan Ceka theksoi edhe abuzimet e deritanishme që janë bërë me site të rëndësishme të arkeologjisë, si në rastin e Bylisit.

Takimi në praninë e akademikëve nga Shqipëria e Kosova dhe studiuesve të instituteve albanologjike vuri theksin tek studimi shkencor i projekteve për zbulimin, ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve.

Arkeologu Neritan Ceka dhe Gëzim Hoxha vunë theksin në krijimin e një klime bashkëpunimi ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologjisë dhe atyre të Institutit të monumenteve, si dhe të pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta sivjet e për vitet e ardhshme, duke vënë në shërbim edhe një informacion më të pasur shkencor në këto revista.

Top Channel