Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ka ritheksuar rolin e mësuesit si forcën e pazëvendësueshme të dijes.
Sipas Ramës, në një kohë ku zgjerimi i kanaleve të komunikimit për shkak të teknologjisë e bënë të papërballueshme prurjen e jashtëzakonshme të informacionit, lind nevoja për të ruajtur disa ekuilibra themelor që sot janë në rrezik.
Por rritja e ngarkesës nuk ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit, përkundrazi tha Rama, ka ardhur koha të vendoset në dukje domosdoshmëria e tij. Sipas kreut të qeverisë, ka ardhur koha që mësuesve t’ju jepet forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me ndryshimet e kohës para sistemit arsimor.
“Nisma vë qendër të vëmendjes mësuesin si forcën e pazëvendesueshme të dijes. Nevoja për t’u adaptuar me kohën kur e kemi filluar këtë punë 10 vjet më parë ka qenë më e thjeshtë, por sot është e papërballueshme sepse prurja e jashtëzakonshme e informacionit dhe zgjerimi i kanaleve të informacionit ku teknologjia po merr një rol të jashtëzakonshëm, është e tillë që vë në pikëpyetje shumë nga gjëtat që ne i kemi marrë të mirëqëna dhe na vë para përgjegjësisë për të ruajtur disa ekuilibra themelor që sot janë në rrezik.
Shumica prej jush janë prindër dhe e kuptojnë se çfarë ngarkese psikologjike dhe punë kërkon të merresh me një fëmijë. Por kjo kohë nuk e ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit. Ka vënë në pah domosdoshmërinë që ne ta fuqizojmë rolin e mësuesit sa më shumë të mundemi. T’u japim atyre forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell para sistemit arsimor. Shumë prej tyre duket të paërballueshmë për shkak të kontaktit që kanë me teknologjninë, pro edhe për shkak të transformimit që teknologjia po i bën kohës së prindërve apo gjyshërve tanë”- tha Rama.
Kryeministri Rama paralajmëroi reformim të pagave në sistemin arsimor duke shtuar se në pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro. Po ashtu, Rama paralajmëroi se po rishikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit dhe se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie.
“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave. Pagat për pak muaj do shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj na duhet të reformojmë sistemin për shembull, mek e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, duhet ta reformojmë komplet. Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, në një kohë kur po bëhet një luftë e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet e zhvilluara po investohen pa mëshirë për të tërhequr forcë punëtore, duhen marrë masa.
“Ne do të bëjmë të pamundurën që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithëanëshme për shkollën dhe mësuesit. Sikurse e keni vënë re ka filluar një luftë pa armë, por e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet e zhvilluara që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar, po investohen dhe do të investohen gjithnjë e më shumë për të marrë kapital njerëzor pa mëshirë.
Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin njerëzor si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre mbetet sfiduese, por ne nuk mund të mos reagojmë qoftë edhe në një mënyrë tradicionale për të ruajtur kapitalin tonë njerëzor sepse përndryshe në një kohë jo shumë të largët mund të mbetemi në një situatë jo të mirë”- tha Rama.
Top Channel