Zbardhen pamjet nga aksidenti në aksin Gjirokastër-Mashkullorë! Me shpejtësi tej normave të lejuara, dy mjetet përfundojnë në kanal

29/01/2024 09:16

Zbardhen pamjet nga aksidenti në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, nga impakti i përplasjes të dy mjetet kanë përfunduar në kanal.

Një çift që udhëtonin me një mjet tip “Benz” janë përplasur me një burrë që udhëtonte me një mjet tip “Golf”. Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, nga impakti i përplasjes të dy mjetet kanë përfunduar në kanal.

Mendohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej mjeteve. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht gjenden në spitalin e Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA