Europa në sytë e një britaniku! Timothy Garton Ash rrëfehet sonte në Exclusive

28/01/2024 13:54

Kishte afro dy shekuj që kontinenti i vjetër e ëndërronte në mënyrë romantike pastaj dhe politike, federimin apo konfederimin nën të njëjtën çati.

Timothy Garton Ash rrëfen historinë e Europës që prej daljes së saj nga ferri i luftës; sesi e mori veten, u rindërtua dhe u bashkua për t’ju qasur idealit të një Europë të bashkuar e të lirë. Për t’u lëkundur sërish më pas.

Reflektimet e tij me titullin “Vendet e mia” nuk janë thjesht kujtimet e një britaniku nën stofin e fisëm europian por ato cilësohen se janë më shumë se kaq:

Një histori thellësisht dashurie që nëse e ndjen je me fat, shkruan në librin e tij, “Vendet e mia” historiani anglez Timothy Ash. Përmes tij ai na rrëfen historinë e Europës që nga dalja e saj prej ferrit të luftës dhe derisa ajo u bashkua për t’iu qasur idealit ku çdokush mund të ndihet një europian i vërtetë ashtu si Cvajg shkruan. Identitetet vërtet jepen por ato nëse ja del, mund dhe të krijohen.

 Sot në EXLUSIVE, ora 20:15

Top Channel