“Të gjithë në borë”/ Garat po mbahen në pistën e skive në Dardhë

27/01/2024 15:47

Fshati turistik i Dardhës mbetet një prej destinacioneve kryesore dimërore ku mund të bëhen ski.

Këtë të shtunë, 65 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u bënë pjesë e një organizimi nga federata shqiptare e skive duke praktikuar një prej sporteve më të bukura dimërore, krahas tyre nuk munguan edhe pushuesit të cilët vazhdojnë ta frekuentojnë Dardhën.

Të rinjtë e grupmoshave të ndryshme nga qytetet si Durrësi, Puka, Korça etj një pjesë prej tyre amatorë dhe të tjerë me eksperiencë, për disa orë shijuan destinacionin dimëror që gjendet vetëm pak kilometra larg Korçës.

Përveç të rinjve që u bënë pjesë e aktivitetit të quajtur “Të gjithë në borë “ nuk munguan as pushuesit e shumtë që i drejtohen pistës për të shijuar borën dhe për tu argëtuar në fundjavë.

Top Channel