I shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! I gjendet kanabis me vete

27/01/2024 13:05
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar nga Fieri që ishte shpallur nër kërkim në 28 dhjetor 2023 për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”, u arrestua në Tiranë.

30-vjeçari R. H. u kap në rrugën “Dalip Topi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet se sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA