Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
27/03/2026 10:44
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, në Qafën e Llogarasë janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar.
Si pasojë, një segment i rrugës, konkretisht nga zona e Pishës Flamur deri në pjesën tjetër të aksit, është zbardhur nga bora.
Ndërkohë, mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, duke punuar për pastrimin dhe mbajtjen të hapur të rrugës, e cila aktualisht është e kalueshme për automjetet.
Situata paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm, edhe për shkak të rritjes graduale të temperaturave, që po ndikojnë në shkrirjen e borës.
Top Channel