Gentian Kuqi, i cili qëlloi me armë komshiun e tij Mikel Spirollari në lagjen nr. 4 në Durrës, pranoi të vetëdorëzohej disa orë pas ngjarjes.
Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.
Gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta ai plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Kuqi qëlloi me armë në drejtim të 40-vjeçarit Mikel Spirollari për shkak të zhurmave shqetësuese që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.
Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja.
I plagosuri ka marrë dy plumba dhe ndodhet tek spitali i Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Top Channel