Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, Mali i Dajtit dhe Gurë-Lura më problematiket. Në terren 5 mjete ajrore dhe 387 efektivë 16/08 15:32
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar sërish për të dytën herë.
Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.
Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.
Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.
Pas debateve dhe ndezjes së shurmuesit, u vendos që mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të bëhet online dhe nis në orën 12:00.
Top Channel