Shpallet fajtor për fshehje pasurie, gjyqtari Ardian Hajdari dënohet me dy vite shërbim prove

24/01/2024 13:22

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari është  shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Gjykata i pezulloi dënimin  me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion gjyqtarin e Vettingut, Ardian Hajdari në qershor të 2022për fshehje të të ardhurave në katër raste dhe përshkrim të rremë të pasurisë në deklaratën e dorëzuar prej tij pranë ILDKPI gjatë korrikut 2017.

I pyetur nga SPAK gjatë hetimeve mësohet se gjyqtari i kolegjit të posaçëm të apelit që është shkalla e fundit e Vettingut në Shqipëri ka deklaruar se llogaritë bankare e kanë burimin nga kursimet ndër vite gjatë punës si gjyqtar në Shkodër dhe konkretisht nga 1995 deri në vitin 2000.

Por SPAK shikon problematike të ardhurat gjatë kohës kur anëtari i Vettingut ishte i angazhuar si avokat dhe ku rezulton se për 15 vite në këtë karrierë ai ka lëshuar vetëm 11 fatura. Por ndërkohë për vitet 2016 ndonëse ka përfaqësuar shtetas të shumtë në gjykatë ai nuk ka respektuar ligjet tatimore.

Për ta vërtetuar këtë SPAK ka pyetur klientë të Hajdarit që kanë rrëfyer si dëshmitare mbi mbrojtjen që ai ka kryer dhe pagesën që ata kanë bërë.;

Top Channel