Presidenti Bajram Begaj, i cili prej më shumë se një viti ka hequr dorë nga detyra e gjeneralit, tashmë në pozitën e re dekretoi dhënien e gradave madhore për 5 kolegët e tij këtë të mërkurë.

Një gjeneral major dhe katër gjeneralë të rinj.  Me hapjen e procesit të konkurrimit nga Forcat e Armatosura në 2023, këtë fillim viti Top Channel zbulon kandidatët që kanë plotësuar kriteret për ngritjen në detyrë.

Pas shqyrtimit nga komisioni i veçantë i karrierës, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi i propozoi presidentit në bazë të dispozitave kushtetuese njohjen e gradave madhore të pesë punonjësve të Forcave të Armatosura.

Ilir Xhebexhia nga komandat i forcës tokësore emërohet si gjeneral major. Aleksandër Pando nga drejtor i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura merr titullin gjeneral Brigade.

Gjithashtu edhe kolonel Altin Kurti ngrihet në detyrë nga atashe ushtarak me përfaqësi jashtë vendit, i jepet grada gjeneral brigade.

Edhe kolonelët Bardhyl Nuredinaj dhe Vullnet Doka dekorohen nga presidenti me gradën “gjeneral brigade.

Top Channel