“Do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë”, momenti pasi Dule goditet me vezë para seancës gjyqësore për Belerin

24/01/2024 11:15

Vangjel Dule goditet me vezë para seancës gjyqësore për Belerin.

Ai është goditur me vezë nga një person i panjohur i cili qëndronte jashtë SPAk-ut.

“Hajde këtu ore, do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë”, i thotë personi që e goditi me vezë, ndërsa Dule i është kthyer se do të futej në SPAK.

Kujtojmë se Dule është shprehur kundër arrestimit të Belerit, duke theksuar se nuk ka arsye që të mbahet i paraburgosur dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë leje të posaçme që të betohet në bashki.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.

 

Top Channel