95-vjetori i kompozitorit Nikolla Zoraqi, përkujtohet artisi që krijoi histori në muzikën shqiptare

24/01/2024 20:25

Sot përkujtohet 95-vjetori i kompozitorit me një kontribut të vecantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare, Nikolla Zoraqit.

Opusi i tij i përfshin të gjitha zhanret. Që nga operetat për fëmijë e deri tek baladat, gjashtë uvertura, 6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 balete, 30 opera.

Katalogun i tij përfshin që nga kënga “Dhuratë për ditëlindje, deri te simfonia, baleti “Cuca e maleve”, operat “Komisari”, “Paja” etj.

Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Shota e Azem Galica”, “Gjorg Golemi”, etj.

Top Channel