Thyerje e masës arrest në shtëpi dhe lojëra fati të paligjshme, arrestohen dy persona në Lushnjë

23/01/2024 13:41

Dy persona janë vënë në pranga për shkelje ligji në Lushnjë.

Një 36-vjeçar M.D u arrestua, pasi në lagjen Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, u zbulua se vendoste baste sportive në celular.

Ndërsa një 53-vjeçar nga fshati Barbullinjë është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie që gjykata i ka vendosur për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA