“Hetimi ka nisur, akuzat nuk kanë dënime të rënda”, gazetari Hoxha: Me teknologjinë nuk ka garanci askush 30/09 22:59
Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur të vazhdojë komunikimin me mediat dhe mbështetësit, pavarësisht se masa “arrest shtëpie” që është në fuqi ndaj tij, nuk e lejon.
I pyetur nga gazetarët pasi doli nga SPAK, ku u pyet për dosjen “Partizani”, nëse ka frikë për ashpërsim të masës, demokrati iu përgjigj me ironi: “Lere mos e pyet”.
“Masa staliniste që tregon frikën dhe tmerrin nga fjalët e mia. Po më dolën gazetarët para, harroje ti, do zbatoj të drejtën e fjalës së lirë”, tha ai.
Top Channel