Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë ne Krujë.

I plagosur ka mbetur Argron Asllani, 43 vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Imer Kamberi, 52 vjeç. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit, ndërsa autori është ende në arrati.

” Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel