Shiste drogë në Fier, arrestohet një 27-vjeçar! Sekuestrohen disa doza kokaine të gjetura në makinën e tij

19/01/2024 13:49

Një 27-vjeçar është arrestuar për shitje kokaine në qytetin e Fierit.

Në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte i riu G. C.,  u gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel