Reforma Zgjedhore, Çuçi: Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë po zhyten më keq, sot mori përgjigje…

19/01/2024 13:33

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, la ka reaguar për bllokimin që i bënë sot disa deputetë të opozitës mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përmes një deklarate Çuçi thotë se pyetja me kë të flasësh mori përgjigje të qartë. Sipas tij nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje.

Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje? Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare. Gjithsesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qarte ne përgjigjen e tyre për Shqipërinë. Partia Socialiste!”- thuhet në reagimin e Çuçit.

Top Channel