Teuta nuk ka pasur rezultate e dëshiruara në gjysmën e parë të edicionit dhe pas 19 javësh e sheh veten në vendin e fundit të renditjes.
“Djemtë e Detit” kanë grumbulluar vetëm 16 pikë në 2 fazat e para dhe e shohin veten në një diferencë prej 6 pikësh me zonën e shpëtimit. Gara për mbijetesë do të jetë e fortë deri në fund, por në Durrës e kanë harruar shijen e fitores.
Skuadra e drejtuar nga Edi Martini për herë të fundit ka fituar gati 3 muaj më parë, saktësisht në 22 tetor të vitit të shkuar. Një periudhë relativisht e gjatë, që i ka vënë në lëvizje për të ndryshuar diçka në pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që dy herë kampionët e Shqipërisë të mos rrezikojnë të zbresin një kategori më poshtë.
Teuta do të ndeshjet në ndeshjen e javës së 20-të me Tiranën, në “Niko Dovana”, kundërshtar që në fazën e parë arriti që ta mundë me përmbysje, ndërkohë në Tiranë barazoi në përballjen e fazës së dytë. Gjithsesi edhe në shtëpi Teuta nuk ka arritur që të fitojë në 7 ndeshjet e fundit e do me çdo kusht kthesën e shumëdëshiruar, për t’u afruar me skuadrat e tjera që ndodhen më larg në renditje./Supersport
Top Channel