42 mln euro pagoi Liverpooli gjatë verës së kaluar në arkat e Brightonin për të siguruar shërbimet e Alexis Mac Allister.
Mesfushori, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Botërorin e Katarit, është përshtatur shumë mirë në Anfield.
25-vjeçari është kthyer në një titullar tek ekipi i Jurgen Klopp dhe ndihet për mrekulli te The Reds. Që kryesojnë Premier League me 2 pikë më shumë se Manchester City dhe Aston Villa (+1 ndeshje).
Mac Allister ka kontratë me klubin ishullor deri në verën e vitit 2028, por ai shpreson që të qëndrojë edhe më shumë kohë te Liverpooli.
“Dua të kaloj shumë vite te Liverpooli. Më pëlqen me të vërtetë shumë jeta këtu, shpresoj të jem pjesë e këtij klubi për një kohë shumë të gjatë”, shprehet mesfushori.
Gjatë këtij edicioni numëron një gol dhe dy asiste në 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet me skuadrën e kuqe./ Super Sport
Top Channel