Skiatorja “shqiptare” renditet e nënta më garat e kupës së Botës në Austri: Jam e kënqur, do të fokusohem në garën e ardhshme

17/01/2024 13:08

Nën dritat e prozhektorëve në pistën austriake të Flachaut, Lara Colturi shkruan historinë duke u futur për herë të parë në Top 10 në një garë të Kupës së Botës për të rritua edhe pse në një moshë fare të re.

Është një rezultat historik për skiatoren kuq e zi dhe një gur kilometrik për skitë shqiptare. Lara Colturi u rendit e  9-ta dhe arriti kohën më të mirë në lëshimin e dytë duke lënë pas edhe emrat më të mëdhenj në botë në skinë e femrave si Shiffrin apo Vlohva. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë u nis  nga vendi I 60-të dhe bëri një spirnt fantastik prej jashtëtokësoreje kjo për t’u futur mes 10 më të mirave të kësaj etape të Kupës së Botës.

Me këtë rezultat Lara konsolidon Top 30-n në renditjen e përgjithshme në disiplinën e sllallomit. Ndalesa e radhës për 17 vjeçaren do të jetë në Jasna të Sllovakisë më datë 20-21 Janar me dy disiplina në Gjigand dhe në Sllallom. Pas përfundimit të garës së mbërmjes së shkuar në Auastri lara Kolturi tregon emocionet e sajë për këtë arritje.

 “Jam shumë e kënaqur për këtë mbrëmje, më në fund arrita që të sjell në një garë të tillë emocionet dhe rezultatet që bëj në stërvitje, u përpoqa që të shtyjë në maksimum në lëshimin e parë duke u përpjekur që të renditem mes 30 të parave. Më pas në të dytin u mundova ta shijoj dhe të jap më të mirën time. Nuk di se farë të them më tepër jam shumë I kënaqur. Tani do të fokusohem në garën e ardhshme”, tha Lara Colturi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA