Qytetari nderi për Xhevdet Ferrin! Bashkia e Durrësit nderon aktorin pas vdekjes

17/01/2024 15:52

Në një ceremoni plot emocione, 4 vjet pas vdekjes, aktorit ikonë të kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferirt i jepet titulli Qytetar Nderi i Durrësit.

Titulli iu dorëzua familjes së aktorit nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako në shenjë respekti e vlerësimi për kontributin shumëplanësh të tij.

“Personalitet i lartë dhe i shquar në fushën e artit, kulturës, edukimit, politikave kulturore, qytetar model, artist i madh i skenës dhe ekranit, deputet që përfaqësoi me nder dhe dinjitet qytetin e Durrësit. Kur të ndërtojmë bulevardin e yjeve, ylli i tij do të jetë aty”, tha Emirjana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës.

Kolegë dhe miq të aktorit sollën kujtime të shumta nga jeta me të.

“Një portret aq i dashur, aktor i talentuar, menaxher i shkëlqyer, duke nisur që nga Dekan, drejtor I Qendrës dhe i teatrit, një vit.menaxher i Top Channel. Kam punuar shumë me të. Jemi bashkuar te filmi “Mendimi”, e më pas te Hije që mbeten pas”,”Treni niset në 7 pa 5″ etj dhe në fund tek filmi “Delegacioni”. Edhe deputet kemi qenë bashkë. Na puqeshin shijet, natyra dhe miqësitë. Është kënaqësi që bashkia e Durrësit, kryetarja e saj i jep një titull nderi mikut tonë, fytyrës së bukur të Durrësit. Përvecc titullit, ky qytet dhe një rrugë mund të kishte në emrin e Xhevdet Ferrit”, tha Ndriçim Xhepa.

“Xhevdeti u bë ambasador i Durrësit në Tiranë. Xhevdeti filloi në teatër 17 vjecc. I kishte të gjitha. Në konkursin për teatrin Luftar Paja tha na dukej sikur po na merrte ai në provim, jo ne atë. Kapacitet të tillë kishte”, tha regjisori Haxhi Rama.

“Njeriu që diti të punojë me ligjin për kinemanë, një nga bashkëkolegët më të menccur të kastës së artit shqiptar. Ai ishte i bekuar nga Zoti me një shpirt shumë të madh dhe në vitin 2008 sollëm në këtë qytet atë festival që bëri histori”, tha Anila Varfi, regjisore, drejtore e Durrës Festfilm.

Në emër të familjes, e bija e aktorit, Bora Ferri falenderoi për titullin dhe nderimin që Durrësi i bëri babait të saj.

“Do tju falenderoja për këtë kremtim të jetës së tij dhe jo një përkujtim. Xhoda ishte një cun Durrësi par excellent dhe donte t’i jepte qytetit atë që i kishte dhënë. Ai nuk I kishte mbyllur as projektet personale dhe as ato profesionale. Thoshte se kishte dhe një 10-vjeccar për të punuar dhe më pas do jepte mësim. Atij nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes, por një nga virtytet që kishte ishte mirënjohja dhe do të ishte falenderues për këtë”, tha e bija Bora Feri.

Xhevdet Ferri, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, ndërsa la pas një galeri personazhesh dhe një jetë të realizuar si individ i angazhuar në zhvillimet artistike dhe politike të vendit.

Top Channel