Pas largimit të futbollistëve që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit, Vllaznia ka nisur të përforcojë organikën, teksa i pari që firmos me kuqeblutë këtë vit të ri, është një mbrojtës i mjaftë nga Brazili.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Andrey Yago, i cili së fundi ka qenë pjesë e Makedonija GP në Maqedoninë e Veriut dhe është prezantuar zyrtarisht me fanellën kuqeblu pasditen e të mërkurës.
Yago ka luajtur në të shkuarën në Brazil, në Portugali me skuadrën e Fatimës dh te Makedonija GP, teksa prej një janarit ishte futbollist i lirë dhe zgjodhi të firmosë me shkodranët.
Mbrojtësi ka luajtur një sezon në Maqedoni dhe njihet mirë nga trajneri Qatip Osmani, që duket se ka dhënë edhe miratimin për ta transferuar në Shkodër.
Me Yagon, por edhe Esin Hakajn, kuqeblutë kompletojnë tashmë korsinë e majtë të prapavijës, teksa vlen të theksohet se braziliani ka firmosur për një sezon, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër./SuperSport
Top Channel