‘Goditi’ Italinë, Strand Larsen, lojtari që Milani mund ta merrte për 200 mijë euro por që tani vlen 50 milionë
Interi vështirë se do të bëjë ndonjë lëvizje në këtë merkato. Duhej një anësor dhe erdhi Tajon Buchanan, duhej reduktuar mesfusha dhe u nis Agoume.
Mbetet në dyshim e ardhmja e Sensit, por shkon apo jo te Leicester nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion vendimtar, pasi janë pak milionë për një lojtar që i skadon kontrata në verë dhe që nuk është vendimtar për ekuilibrat e skuadrës.
Zërat për të ardhmen e Sanchezit dhe sirenat arabe ngacmojnë fantazinë e tifozëve, por nuk ka asgjë konkrete. Në këtë mënyrë, vëmendja e njerëzve të merkatos tek Interi është spostuar për në verën e ardhshme, me përfundimin e të paktën dy operacioneve, për Zielinskin dhe Taremin, të dy të destinuar të bëjnë pjesë në grupin e afrimeve me parametra zero nga dyshja Marotta-Ausilio.
Për sulmuesin iranian të Portos është arritur një akord me menaxherët që mbrojnë interesat e tij, që do të mbyllet përfundimisht pas Kupës së Azisë: kontratë tre vjeçare, dy me opsionin për të tretin, me një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon.Në qershor Taremi do të marrë pasaportën e komunitarit të Bashkimit Europian, por, në çdo rast do të marrë vendin e Sanchezit që do të largohet.
I njëjti diskutim për mesfushorin polak të Napolit. Koha për rinovimin e kontratës me të kaltrit ka skaduar dhe Interi e ka bindur lojtarin me propozimin e një kontrate trevjeçare me pagë neto prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset./Supersport
Top Channel