Sulmuesi i Bologna-s, Joshua Zirkzee është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të kësaj merkatoje.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Manchester United është vënë në lëvizje për afrimin e sulmuesit, megjithatë kjo lëvizje duket se mund të finalizohet vetëm në verë.
Cilësitë dhe rritja e Zirkzee i impresionuan drejtuesit e “Djajve të Kuq” aq shumë, saqë ata bënë një kërkesë për informacion në orët e fundit me idenë për të tentuar ta afrojnë atë që tani në janar.
Megjithatë kundërshtimi i Bologna-s, bëri që United ta shtyjë operacionin e transferimit të holandezit për në verë, kohë në të cilën nëse klubi italian nuk pranon ta shesë, ‘Djajtë e Kuq” janë ta gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimin të tij, që është 40 milionë euro.
Top Channel