Toni Kroos u fishkëllua në Arabinë Saudite, ku u luajt Superkupa e Spanjës, të cilën e fitoi Real Madridi pasi mposhti në finale Barcelonën.
Duhet theksuar se mesfushori ka qenë shumë kritik për “mungesën e të drejtave të njeriut” në Arabinë Saudite dhe lëvizjen e lojtarëve të rinj në atë kampionat.
“Ishte diçka e re dhe emocionuese. Ishte një eksperiencë e re, diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë, por nuk doja ta humbisja”, ironizoi Kroos në një bisedë me vëllanë e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”.
Lojtari gjerman rrëfeu nuk mendonte se sulmet ishin vetëm për të.
“Nuk prisja asgjë nga këto. As që e mendoja se ishte për mua. Nuk mendoj se është mirë që të rinjtë të shkojnë në ligën saudite dhe të heqin dorë nga ndeshjet e mëdha e të nivelit të lartë në Evropë.
Kështu thashë rreth gjysmë viti më parë dhe për mua tashmë ishte harruar. E kuptova në fund të pjesës së pare vërshëllimat ishin vetëm për mua. Në fillim nuk e mendoja kështu. Pastaj pashë stolin dhe kuptova: “Kjo është për ty, vetëm për ty”. Mund të them nga zemra se nuk më shqetësoi, as nuk ndikoi në mënyrën time të lojës, përkundrazi ishte mjaft argëtuese”, vijoi ai./SuperSport
Top Channel