556 vite nga vdekja e Skënderbeut/ Historianë dhe koleksionistë diskutojnë për Heroin Kombëtar

17/01/2024 19:55

Këtë 17 janar shënohet 556 vjetorit i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Figura e tij lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skëndërbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Historianë dhe koleksionistë kujtuan heroin tonë edhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

556 vjetorin e ikjes së heroit e kujtoi edhe Kryegjyshata Botërore Bektashie, së bashku me 103 vjetorin e kongretist të parë bektashian dhe përkujtimin e Baba Ali Tomorrit.

Gjergj Kastriot Skëndebeu mbetur burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare. Nga ana tjetër kontributi i tij në mbrojtjen e krishterimin e bën hero jo vetëm tonin, por të gjithë Europës.

Top Channel