U la jashtë ndeshjes Kamerun-Guinea, “shpërthen” Onana: Pse mora avion privat?

16/01/2024 20:35

Portieri i Manchester United, Andre Onana është acaruar tej mase, ndërsa ka fluturuar drejt Bregut të Fildishtë me avion privat për ndeshjen e Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndaj Guinea-s, por në vend të fushës së blertë ka përfunduar në tribunë.

Fakti që Kameruni e kishte lënë portierin në dispozicion të United deri në 24 orë para ndeshjes ndaj Guinea-s kishte bërë bërë bujë.

Onana luajti ndaj Tottenham-it të djelën dhe pastaj mori avion privat për t’u nisur direkt për në Bregun e Fildishtë.

Megjithatë atje e priti një surprizë e pakëndshme, përjashtimi nga 11-shja titullare e Kamerunit dhe gjithashtu nga stoli.

Çfarë ndodhi?

Menjëherë pasi luajti me Manchester United kundër Tottenhamit në “Old Trafford”, Onana u nis drejt aeroportit John Lennon për të fluturuar drejt Bregut të Fildishtë me avion privat.

Ai nuk arriti të ulej në Yamoussoukro, shtëpia e Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës, por megjithatë përfundoi një fluturim prej 5000 miljesh dhe arriti në vend tre orë para fillimit të ndeshjes. Pavarësisht se kishte mjaftueshëm kohë për të zbritur në fushë, Onana u përjashtua nga trajneri Rigobert Song, i cili gjithashtu nuk e la as në pankinë.

Pasi mësoi për përjashtimin, Onana “shpërtheu” ndaj stafit të Song dhe ishte ish-ylli senegalez, El Hadji Diouf ai që ndërhyri për ta qetësuar portierin e United.

“Nëse nuk duhej të isha në ekip, atëherë pse mora një avion privat?”-tha Onana./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA