Ish-trajneri i Milanit dhe përfaqësueses Italiane, Arrigo Sacchi dha një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’.
77-vjeçari është i vetëdijshëm për ekipet pretendente të këtij sezoni në Serie A, duke theksuar se Milani nuk është një kandidate e fortë për titullin.
“Në futboll asgjë nuk është e pamundur, por Interi dhe Juventusi kanë një avantazh të konsiderueshëm. Gjëja më e mirë që mund të bëjë Milani është të përqendrohet se ku mund të përmirësohet. Nuk duhet ta shfrenojnë imagjinatën”.
Më tej, Sacchi foli dhe për kompeticionin e Europa League, ku Milani do të marrë pjesë në fazën e 1/32, me kuqezinjtë që do të sfidojnë francezët e Rennes;
“Europa League është një kompeticion i rëndësishëm dhe Milani duhet të bëjë çmos që t’ia dalë të arrijë suksesin. Diçka e rëndësishme është që skuadra ka vazhdimësi në rezultate dhe po arrin fitore bindëse”.
Milani renditet në vendin e tretë në sezonin aktual të Serie A, në kuotën e 42 pikëve, 9 më pak sesa rivalët e Interit që gjenden në kryesimin e kampionatit italian./SuperSport
Top Channel