Fjalët e para të De Rossit si trajner i Romës: Njoh vetëm rrugën e sakrificës, na pret një punë e madhe

16/01/2024 14:33

Pas tërmetit që çoi në shkarkimin e José Mourinhos, drejtuesit e Romës zyrtarizuan shumë shpejt pasuesin e portugezit.

Daniele De Rossi, ish-kapiten e verdhekuqve, merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar.

“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të skuadrës së Romës. Nuk njoh rrugë tjetër veç asaj që përshkohet me sakrificë të përditshme dhe me nevojë për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat që na presin deri në fund të sezonit,” deklaroi De Rossi në faqen zyrtare të Romës.

“Emocioni i të qenit në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua. Të gjithë na pret një punë e madhe, nuk kemi kohë, nuk kemi zgjidhje. Duhet të jemi konkurrues, të luftojmë për qëllimet tona dhe të përpiqemi për t’i arritur ato, sepse janë të vetmet prioritete që stafi im dhe unë i kemi dhënë vetes.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA