Çmimet Emmy/ Triumfon Succession dhe Beef, katër muaj vonesa prej protestave në Hollivud!

16/01/2024 14:28

Succession, Beef dhe The Bear ishin fituesit e mëdhenj të çmimeve Emmy, të ndara në Los Angeles në një ceremoni që normalisht, duhet të zhvillohej në shtator, por u shty për shkak të protestave të skenaristëve dhe aktorëve ne Hollivud.

Sarah Snook, Kieran Culkin dhe Matthew Macfadyen rrëmbyen secili çmime për interpretimin tek Succession, që fitoi gjithashtu dhe statuetën e serialit më të mira dramatik. “Mbyllja e tij qe e trashtë për ne, por i gjithë procesi i realizimit në përgjithësi na dhuroi kënaqësi të mëdha”, u shpreh krijuesi Jesse Armstrong.

“Ky është një serial, por ka të bëjë edhe me atë se cfarë ndodh kur mbulimi i lajmeve partiake ndërthuret me politikën përçarëse të krahut të djathtë dhe pas katër sezonesh satire, siç e kuptoj unë, ky është një problem të cilin e kemi zgjidhur tashmë, kështu që tani mund të largohemi të qetë nga skena. Na pëlqeu ta bënim këtë show, faleminderit shumë”, u shpreh skenaristi dhe krijuesi i serialit Jesse Armstrong.

The Bear u shpall seriali më i mirë komedi, ndërsa pjesëtarët e kastit të aktorëve kujtuan edhe vështirësitë e përjetuara në sheshxhirim.

“Është punë e vështirë, ndryshe nga c`mund të mendohet. Duhet të zgjoheshim pa gdhirë dita. Për tre muaj rresht, nuk pamë diell me sy. Megjithatë, u ndjeva shumë mirë, i dua shumë të gjithë këta njerëz”, u shpreh Matty Matheson

Beef ishte fituesi i mini-serialit më të mirë; dy yjet e tij Ali Wong dhe Steven Yeun, u shpallën aktorët më të mirë protagonistë të kësaj kategorie. Gjithashtu në ceremoni, Sir Elton John fitoi çmimin e tij të parë Emmy, duke iu bashkuar më në fund statusit të klubit ekskluziv të interpretuesve që kanë fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Koncerti i tij në Dodger Stadium fitoi cmimin e show-t më të mirë live, duke shënuar nominimin dhe çmimin e parë të këngëtarit dhe kantautorit britanik në një ceremoni Emmi. Megjithatë, Sir Elton nuk mundi ta merrte personalisht çmimin pas një operacioni në gju.

Top Channel