Capello mbron Mourinhon: S’treguan respekt për të, amerikanët mendojnë vetëm për biznes

16/01/2024 15:27

Fabio Capello, një ish-trajner dhe opinionist me emër bë futbollit italian foli për shkarkimin e José Mourinhos nga Roma dhe zgjedhjen për t’u fokusuar te Daniele De Rossi si zëvendësues:

“Është një hap i madh për Danielen… Ai merr përsipër një ekip me disa vështirësi, veçanërisht sa i përket numrit të lojtarëve, por është një mundësi për të… Ka debutuar në Kupën e Italisë me Triestinën. Ai do të duhet të tregojë se çfarë është i aftë, duke njohur mirë mjedisin.

Ishte shumë i mirë në fushë, tani të shohim çfarë do të bëjë në pankinë. Tani fillon pjesa e vështirë, duhet ta kuptojë skuadrën dhe lojtarët, t’i stimulojë dhe t’i bëjë të kuptojnë se jane ekip i vërtetë.”

Çfarë mendoni për shkarkimin e Mourinhos?

Sa i përket Mourinhos, më duket se këta pronarë amerikanë kanë një mënyrë për të menaxhuar situatat pa respekt për ata që punojnë me ta. Kujtojmë se si u largua Maldini nga Milani, tani Mourinho me metodat e tij… Nga ana e tyre, nuk ka ndjeshmëri, vetëm biznes. Besoj në diçka tjetër, duhet respekt për ata që punojnë me ty dhe disa gjëra duhen komunikuar në mënyra të tjera.

E prisnit shkarkimin?

Nuk e prisja… Mbi të gjitha nuk e prisja në këtë mënyrë. Ishte e qartë se kishte vështirësi, ai kërkonte gjëra dhe nuk merrte përgjigje. Mourinho u trajtua pa respekt, është një mënyrë sjelljeje që nuk më bind.

Më ka ndodhur me Rusinë: po shkoja në aeroport, më telefonuan dhe më thanë që marrëveshja kishte mbaruar, por isha në Rusi, këtu duhet të ketë diçka ndryshe./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA