Një ditë pas votimit në Kuvend, u betuan sot në Presidencë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

Të hënën, Kuvendi votoi mes zhurmës ndryshimet në qeveri. U votua me 73 vota pro shkarkimi i Elva Margarit, si ministre e Kulturës, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me 72 vota pro, u votua shkarkimi i ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, dhe me 73 vota emërimi i  Blendi Gonxhes, si  ministër i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel