Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Zbardhen detaje të reja, përse iu refuzua 6 herë licensa Ina Xhaxhos?

15/01/2024 12:55
Ina dhe Roland Xhaxho

Klinika dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3-vjeçari B.S. e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike.

Ina Xhaxho mori licensën e subjektit më 31 tetor 2023, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fillim të tetorit.

Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, fillimisht kërkuesit iu refuzua 6 herë marrja e lincensës me argumentin se nuk përmbush kriteret përkatese.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.

Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA