Karamuço tregon rastin tronditës: Babai me djalin kërcënon me jetë gruan live në “TikTok”/ Sulstarova: Burrat shfrytëzojnë edhe fëmijët për…

15/01/2024 22:28

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi sonte në “Top Story” rastet kur aplikacioni “TikTok” përdoret për dhunë verbale.

Karamuço tregoi në studion rastin kur një person, duke përdorur edhe djalin, ofendon dhe kërcënon me jetë live në “TikTok” bashkëshorten.

“Një ish-bashkëshort që del në TikTok me djalin 11-vjeçar, shan nënën dhe e kërcënon me jetë. E shan me fjalët më vulgare”.

Sipas Karamuços, këto raste shkojnë drejt tragjedive të rënda, përfshirë edhe vrasjen.

Psikologia Redina Sulstarova vuri në dukje se janë të shumta rastet kur baballarët shfrytëzojnë fëmijët për të spinuar bashkëshortet.

“Nuk e keni idenë sa shumë janë rastet kur baballarët detyrojnë fëmijët të spiunojnë nënën. I thonë fëmijës të ndjekin nënën dhe mundësisht ta fillojmë dhe ta kapin në flagrancë duke e tradhtuar. Janë të shumta rastet, nuk di të të them me numra”.

Karamuço u ndal sërish te aplikacioni “TikTok”, duke sugjeruar ndalimin e tij, pasi po fuqizon krimin.

“Nëse e nxjerrim TikTok nga lista e aplikacioneve, pasi është bërë një menu e madhe kriminale, pasi është i thjeshtë mosidentifikimi i personit”.

Top Channel