Foto Ilustruese

Disa targa automjetesh raportohet të jenë grabitur gjatës natës së shkuar në fshatin Stall të Sukthit.

Akti kriminal është denoncuar këtë të hënë, ndërsa policia vendore është vënë në lëvizje për të identifikuar autorin e kësaj vjedhjeje.

Sipas policisë vendore Durrës, gjatë natës në fshatin Stallë të Sukthit, një shtetas ende i pa identifikuar ka vjedhur disa targa nga automjetet e  parkuara para banesave. Me të marrë sinjalizim është organizuar puna dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Dyshohet se targat janë vjedhur për t’u përdorur në kryerjen e veprave kriminale, por raportimi i shpejtë i vjedhjes e zvogëlon mundësinë e përdorimit të tyre për aktivitet kriminal.

Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Top Channel