Gjiknuri dhe Alibeaj bashkohen për reformën zgjedhore/ Gjekmarkaj: S’kishim dijeni, Basha i hidhet si komardare Ramës

15/01/2024 23:10

Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për faktin të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj gjetën gjuhën e përbashkët për këtë çështje.

Sipas Gjekmarkaj, kjo vjen si pasojë e shërbimit që një pjesë e opozitës i shërben pushtetit.

“Sot e morën vesh, fatkeqësisht një pjesë e opozitës i shërben pushtetit. E dimë që Basha ka zero forcë për të imponuar PS-në”.

Demokrati e cilëson Bashën “një komardare që i hidhet për ndihmë kryeministrit Edi Rama”.

Në dokumentin e zbardhur sot, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë hedhur firmat e tyre mbi letrën dërguar prezencës se OSBE në Tiranë, ku i kërkohet ekspertë në fushën e zgjedhjeve për të asistuar punën e këtij komisioni.

Top Channel