Dëshmia tronditëse/ Gazetari zbulon detajet në “Top Story”: E ngacmoi gjatë kohës që shihnin filma

15/01/2024 22:15

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, deklaroi në “Top Story” disa detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e vajzës në Greqi, e cila doli në pah si ngjarje vrasjen pasi babai i saj vrau përdhunuesin, vëllain e njerkës së saj.

Ai u shpreh se vajza ka treguar që vëllai i njerkës vinte shpesh tek shtëpia e tyre dhe se ka nisur ta ngacmojë gjatë kohës që shihnin filma.

Sipas dëshmisë, ai e prekte në vende intime, që më pas kanë nisur të bëhen më të shpeshta si raste.

“Në zonën ku punon u takua më gruan e dytë dhe i ka trajtuar shumë mirë fëmijët që autori kishte me gruan e parë. Çifti ka mundur të sjellë një jetë edhe bashkë. Vajza ka qenë nën presionin e një personi që ka pasur hyrje e dalje në shtëpinë, sepse ishte vëllai i njerkës së saj. Pak më parë kemi marrë deklaratën e vajzës, që është shumë shokues.

Vajza tregon që në moshën 9-vjeçare vizitohej shpesh nga vëllai i njerkës dhe shtireshin në një krevat për të parë filma. Ai e trajtonte si shoqe fillimisht. Gjatë kohës që shihnin filma ai e prekte në vende intime. Këto veprime kanë nisur të bëhen më të shpeshta e më pas vajza ka menduar edhe që familjarët nuk do ta besojnë”, u shpreh Gazetari.

Top Channel